Connect with us

Kosova

“Do të të qëlloj nëse nuk bën siç të thash”, kërcënohet sërish me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë.

Kërcënimi ka ardhur përmes një E-mail të dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi.

Si subjekt kishte mesazhin: “Punoni pak ma shumë/shpejt”, ndërsa më tej thuhej: Do të të qëlloj nëse nuk bën siç të thash.

Presidentja Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

 

Advertisement