Rajon
“Do të të vras”, 57-vjeçari shqiptar kërcënon me jetë gruan pas një sherri
Një 57-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar në Greqi pasi kërcënoi me jetë gruan e tij 50-vjeçare. Sipas policisë greke, 57-vjeçari pas një konflikti me bashëkshorten e tij e kërcënoi atë se do ta vrasë.
Pas kërcënimeve, 50-vjeçarja ka telefonuar policinë ku dhe ka kërkuar ndihmë, pasi ishte e frikësuar. Ai u arrestua menjëherë dhe mbi të rëndojnë akuzat “dhunë në familje”.