Kronike
‘Do të të vras’/ Dhunoi gruan për motive xhelozie, godet dhe djalin
Një 46-vjeçar në Dibër është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit 17-vjeçar. Haxhi Shtjefni ka kanosur me armë gjahu çifte se do t’i vriste, konflikt ky që dyshohet se ka nisur për motive xhelozie.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu. Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcëntonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit 46 vjeç.
46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik0sionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.