Connect with us

Aktualitet

Do t’i blejmë ilaçe”/ Pensionistët e pakënaqur me bonusin elektoral të Ramës

Unë jam gjallë!”. Ky është deklarimi që shumë pensionistë kanë bërë në bankat e nivelit të dytë para se të tërhiqnin pensionin dhe bonusin e pranverës.

Edhe në degët e Postës Shqiptare pensionistët janë drejtuar për të marrë pensionin, e bashkë me të, edhe bonusin e premtuar nga qeveria.

5 mijë lekë është bonusi për të moshuarit që marrin pensionin mbi 20 mijë lekë, dhe 10 mijë lekë për ata që pensionin e kane deri 20 mijë lekë. Shumë prej pensionistëve e kanë quajtur bonusin e votimeve para zgjedhjeve të 11 majit.

Megjthatë, ata na tregojnë se si do t’i shpenzojnë me t’i marrë 5 apo 10 mijë lekët shpërblim: “Do t’i blejmë ilaçe”.

Në ditën e dytë të shpërndarjes së bonusit të pranverës, në degët e postës apo banka, nuk kishte radhë dhe as fluks të shtuar. Megjithatë, pensionistët kanë afat për të tërhequr bonusin e pranverës deri në fund të shtatorit.

Ky është shpërblimi i dytë, pas atij të fundvitit, që qeveria shpërndan për 730 mijë persona të moshës së tretë./ A2 CNN

Advertisement