Connect with us

Politike

Do t’i japë post të rëndësishëm Mark Markut? Reagon Rama: Në respekt të…

Kryeministri Edi Rama e ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media, se do t’i besojë pedagogut të Gazetarisë Mark Markut reformën mbi transparencën e institucioneve shtetërore .

Në një postim në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë e konsideron si një lajm të rremë, teksa shton më tej se përgënjeshtrim e bëri në respekt të faktit se Mark Marku ka shkuar në podkastin “Flasim” të tij si qytetar, pasi nuk ndajnë të njëjta bindje politike.

Reagimi i Ramës:

LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka me shumicë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona

Advertisement