Connect with us

Rajon

Do t’u dorëzohet Vuçiç protestuesve/ Politikani serb zbulon skenarin e studentëve

Politikani serb, Nenad Canak teksa ka komentuar situatën e protestave në Serbi dhe sa e vështirë është në fakt të mundet Vuçiç nga këto protesta dhe nëse këto të fundit do të sjellin rezultat, tha se “Studentët në fakt nuk e duan pushtetin aktual por nuk kanë asnjë vision të qartë se si shteti duhet të jete. Sipas tij, këto manifestime do të veniten pa arritur ndonjë rezultat konkret”

Canak gjithashtu ndau mendimin se është vështirë që Vuçiç të dorëzohet para protestuesve.

“Partia progresiste serbe është një kompani që sillet sikur zotëron Serbinë dhe jo si një parti politike që duhet të qeverisë në favor të shumicës së njerëzve. Është e vështirë për Vuçiç të largojë këdo nga rrjeti i tij pasi pjesëtarët e tij dinë shumë gjëra për këto projekte korruptive të bëra në 12 vitet e fundit. Kemi një situatë ku njerëzit kanë frikë kur shantazhohen me vendet e punës. Nuk kemi alternativë për të mundur Vuçiç, pasi ai kontrollon paratë, financat, opinion publik dhe mediat që përkrahin opozitën janë mbyllur për shkak të kundërshtimit që kanë ndaj regjimit”, theksoi politikani serb

Nenad Canak tha se “Është fakt qe protestat ne Serbi nisën për shkak të incidentit tragjik në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën nga shembja e një strukture mbrojtëse, por sot rezistenca ndaj regjimit te Aleksander Vucicit është shumë më e gjerë.

“Njerëzit janë të lodhur nga korrupsioni që mban të mbërthyer Serbinë, dhe studentët si pjesa më e gjallë e popullsisë, e kanë ngritur çështjen. Ka një zgjerim të përditshëm të protestave me protesuesit që bllokojnë per 15 minuta akset rrugore në kujtim të 15 viktimave dhe duket si një rebelim i gjerë kundër regjimit. Pak ditë më parë ishte tubimi më i madh anti-regjim dhe ky është një sinjal se ne nuk jemi të lumtur dhe ka qenë një organizim i pa ndikuar nga forcat politike që synojnë të marrin pushtetin”, the politikani serb.

Por sipas tij nuk do të ketë një ndryshim thelbësor në Serbi në një të ardhme të afërt.

“Fatkeqësisht shumë parti opozitare kanë programe të ngjashme me partinë në pushtet. Ata nuk duan të vendosin sanksionet kunder Rusisë, nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk duan të përmirësojnë marrëdhëniet në BE, pavarësisht faktit se rreth 80%  e tregtisë së jashtme që Serbia bën, zhvillohet me vendet e Unionit. Kemi një situatë skizofrene. Kemi energjitë masive që kanë zbritur në rrugë dhe forca e kësaj energjie bazohet te mungesa e një politike të qartë”, u shpreh Nenad Canak.

Advertisement