Connect with us

Aktualitet

‘Do vrisja njërin me thikë’/ Kush është Paulin Doda, i riu që dogji dy makina luksoze

Paulin Doda, i riu që shihni në foto, është personi që i vuri flakën dy makinave luksoze të parkuara në Kamëz. Tashmë i arrestuar, 26-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjatë marrjes së pyetje nga Policia, Paulin Doda jo vetëm ka pranuar djegien e makinave por edhe shumë më shumë. Për zjarrvënien, u justifikua se kishte debat me pronarin e mjetit, por nuk do të ndalej me kaq. Ai ka rrëfyer edhe se kishte në plan që të ekzekutonte një person. Atentati, sipas tij, do të kryehej në Kamëz, por nuk e ka zbuluar se për kë bëhej fjalë…

Në këtë video të siguruar nga Prapaskena, duket Paulin Doda, me origjinë nga Puka, i cili kapërcen qetësisht murin rrethues të parkingut në orën 3 të mëngjesit. Pasi lag me benzinë makinat dhe u vendos flakën, nga të cilat gati sa nuk digjet, del sërish nga parkingu dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Pa pasur aspak dijeni se e gjitha ishte filmuar.

MOMENTI ME VIDEO:

 

Tashmë me rrëfimin se do të vriste me thikë një person, Policia po heton dy pista. E para, se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe mund të mos jetë i përgjegjëshëm për veprimet që kryen; dhe e dyta se mund të përdoret nga ndonjë grup kriminal për të kryer vepra penale. Megjithatë, për të dalë në një përfundim, hetimet ende vazhdojnë.

Advertisement