Connect with us

Politike

‘Do Zoti të është futur ndonjë gjë në…’/ Rama e mbyll në një mënyrë të pazakontë takimin me qytetarët

Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij në Belsh nuk i kurseu sërish batuat me të riun që ngacmoi më herët si “zogu që po i fliste zoçkës dhe po ia prishte mendjen”. Me batuat Rama iu drejtua të riut duke i thënë do Zoti i është futur ndonjë gjë në kokë se mendjen e kishte te dikush që kishte në krah.

“Na fal edhe ti, se të ndoqa dhe s’e di a bërë sikur s’dëgjove, apo dëgjove, por tani je i lirë, mund të bësh çfarë të duash! Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë nga të gjitha këto, se pashë se mua më shifshe por mendjen e kishte te dikush që ke aty afër! Ajo e ktheu kokën se e kuptoi, e dika ajo që qenka objekt i shikimit tat! Jo, mos ma bëj, apo s’është ajo, është ajo shoqja e vetë aty, aaaa… zgjidheni vetë këtë!”, tha Rama.

Advertisement