Connect with us

Politike

Doda: Opozita të reformohet që të fitojë. Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve

Deputetja Mesila Doda, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se opozita e vendit mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse reformohet.

Doda theksoi se opozita duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër përtej palëve dhe të mos shihet vetëm interesi i ngushtë vetjak.

Mesila Doda: Opozita nëse vazhdon me egon e vet, nuk do të bëjë asgjë të hajrit. Nëse opozita gjen emër që tejkalon çdo ndasi, që do të marrë votën e pjesës gri, atëherë opozita do të ketë shanse reale.

Opozita duhet të reformohet që të fitojë. Edhe kush e merr vulën nuk më intereson, sepse e trajtuan që kush e merr atë vulë është opozita, por politika nuk është matematikë apo pazar. Nuk mund të jetë opozita dot vetëm me persona që kanë interesa personale.

Advertisement