Aktualitet
Dogjën makinën në Elbasan, dënohen Ambri Sinakolin e Nazmi Liçin
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ambri Sinakolin, i cili është arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohej për kryerjen e veprës penale: “Shkatërimit të pronës me zjarr”.
Ambri Sinakoli, është vëllai i Ardit Sinakolit, personit që mbeti i vrarë në masakrën e 3 shkurtit 2016 në qytetin e Elbasanit. E pikërisht në lokalin ku ndodhi sulmi me armë ndaj Çapjave, ka qënë prezent dhe i arrestuar i pak ditëve më parë, Ambri Sinakoli. Por ky i fundit nuk është i vetmi person i vendosur në pranga, pasi gjykata e Elbasanit ka disa raste të pacientëve “arrest në burg” dhe për shokun e tij të fundit, Nazmi Liçi.
Nga hetimet e deritanishme, Liçi dhe Sinakolijanë autorë të djegies me zjarr të makinës së 23-vjeçarit Jorgo Zhidro, për shkak të konflikteve që i riu ka pasur me dy të arrestuarit. Zhidro, ka mundur të identifikojë njërin nga autorët e djegies së makinave, ndaj dhe mori peng dhe dhunoi Liçin bashkë me dy shokët e tij, U.G. dhe A.Zh.
Policia deri në këtë rast të hetimit ka mundur të arrestojë vetëm Jorgo Zhidron, duke e akuzuar për veprën e “Vetëgjyqësisë”, por ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shokët e tij.