Kronike
Dogjën një ditë më parë një makinë në Burrel/ Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me djegien e një makinë një ditë më parë në Burrel.
I riu është identifikuar si Egri Koçi. 24-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër ka djegur mjetin e një 30-vjeçari në Burrel.
25-vjeçari, Jurxhin Sada është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu policia bën me dije se është duke hetuar edhe një 23-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

