Pinknews
Dojna Mema shpërthen e revoltuar pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë: “Jemi po të njëjtët që hidhnin plehrat nga ballkoni”
Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha në Tiranë nga efektivi i policisë ka sjellë reagime të forta nga radhët e personazheve të famshëm dhe jo vetëm.
Moderatorja Dojna Mema është një ndër ato që ka ngritur zërin për këtë ngjarje, duke ju vënë në dukje gjithë qytetareve faktin se kur vjen puna tek një i huaj ne i dalim në mbrojtje, ndërsa para ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë heshtim. Në fund ajo shprehet se ka respekt për uniformat blu si mbesa e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një oficeri policie, por në këtë rast nuk kishte si të mos revoltohej.
“Fatkeqësisht çdo ditë në Shqipërinë time me popullin tim me bën të kuptoj atë që s’ dua të besoj: “Vazhdojmë të jemi po te njëjtët që hidhnin plehrat nga ballkoni, sepse rëndësi ka ç’ ndodh në shtëpinë tonë, varja pallatit, qytetit, Shqipërisë! Mua më intereson shtëpia ime dhe ajo qe ç ‘ndodh në Itali, France, Gjermani, Amerike. Ata janë ‘të jashtëm’ o vlla dhe te bën të ndihesh njëlloj si ta kur mbron kauzat e tyre. Se ç ‘ndodh ne Shqipëri s’më plas fare. Punë shqiptaresh!
Respekt për të gjithë policët që na mbrojnë çdo ditë, ata te vërtetët, ata qe bëjnë një prej profesioneve më vetëmohuese dhe pak të paguara. Jam mbesë e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një babai oficer policie. Të kesh uniformen blu është vokacion dhe se kam një respekt (gati adhurim) për atë uniforme jam kaq e revoltuar”, shkruan Dojna.
Ndërkohë ditën e sotme qytetarët pritet të organizohen në një protestë para Ministrisë së Brendshme në orën 16:00 kundër krimit policor dhe uniformave që nuk ju kanë shërbyer kurrë qytetarëve.