Politike
‘Berisha ka mbaruar punë, por ka klonuar 20 të tjerë’
Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka ka folur për opozitën.
Ish Presidenti tha se Partia Demokratike gjendet në pikën e vet më të “zezë” dhe se problemi nuk është më Berisha, pasi ai e ka “ezauruar” karrierën politike, por ai ka prodhuar 20 të tjerë, që kanë mentalitet akoma më të vjetër se ai, ndaj e sheh krizën e opozitës mjaft të thellë.
Topi u shpreh optimist për lëvizjet e reja politika dhe tha se do të ishte mirë që ata të bashkohen, pasi dështimi i këtyre forcave do të ishte një ngjarje mjaft e keqe pë shoqërinë shqiptare.
Ylli Rakipi: Ju kam parë në një takim me Lulzim Bashën. Pse vajtët aty?
Ylli Rakipi: Lulzimi ka vulën dhe e mban fortë. Këtë tjetrin e kanë vënë në dritare. Pjesë tjetër është Ilir Meta që thotë se kam parti të re, hipën edhe nëpër këto hekurat. Kanë dalë edhe disa të rinj, që ndoshta vlejnë. Por, pak e vagullt është kjo punë. Si mendoni ju Basha është lider legjitim i PD, pse i kanë dhënë atë vulën?
Basha nuk ka qenë asnjëherë i lirë në vendimarrjen e tij. Nuk e them për ta justifikuar, sepse njeriu bën zgjidhjet e veta. Por, jap argumentin pse PD është në këtë gjendje, që nuk ka asnjë lloj fryme dhe identiteti. Jam shprehur që në periudhën më të fortë të përplasjeve, kam thënë lëreni siglën dhe vulën, dilni me një sigël tjetër, sepse ndoshta kjo mund t’i lironte nga ai lloj obsesioni. Në fund një miku im thoshte, ai do të gëlltisë edhe vulën…
Tani do ta shohim sepse juridikisht nuk ka marrë akoma formë. Por, një gjë e quaj të rëndë, që po zgjatet pafundësisht verdikti. Nuk mund të lihet një parti si PD edhe pse janë në ditën e tyre më të zezë, pa asnjë lloj verdikti për siglën dhe vulën. Zgjat e zgjat…
Ylli Rakipi: Doktorin e kanë hipur lart në dritare, flasin disa njerëz aty te rrugica, si e mendon opozitën e Berishës? Ju kur jeni takuar me të për herë të fundit?
Bamir Topi: Ndarja ime përfundimtare me Berishën është që në 21 Janar. Kemi patur një shtrëngim duarsh në 28 nëntor 2012 në Vlorë.
Kur jam larguar nga FRD nuk preferoj ti bëj asnjë lloj komenti. Gjëja që vlerësoj më shumë, pa qenë narcist, kur marr vendime i marr dhe nuk e kthej kokën mbrapa.
Ylli Rakipi: Pra doktori në dritare?
Bamir Topi: Nuk është çështje e Doktorit, por historia e doktorëve. Shkolla e Sali Berishës ka klonuar 20 të tjerë. Problemi nuk është te ai që e ka ezauruar karrierën politike, por ata që konsiderohen të rinj në moshë, por kanë të njëjtin mentalitet. Kanë mbetur të vjetër po aq sa Doktori. Tjetër konsideratë kam për partitë e reja.