Aktualitet
DOKUMENT- Zbulohet paralajmërimi nga “Justice Homeland” para 1 muaji
Detaje nga dosja për vendimin që lejon kontrollin e ambienteve të kampit MEK në Manzë të Durrësit dhe që u ndërmor më 20 qershor. Vendimi i GJKKO-së mban datën 19 qershor dhe është firmosur nga gjyqtarja Etleva Deda. Në dosje thuhet se oficerët e policisë gjyqësore kanë kontrolluar faqen e telegramit “Justice Homeland”, grup ky që morën përsipër autorësinë e sulmit kibernetik të ndodhur në korrik të 2022 u publikuan emailet e punonjësve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë si dhe ndër të tjera dhe një foto ku me mbishkrimin “Sipas të dhënave të publikuara në faqen e “MEK”-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera.
“Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptaret“- shkruhej në faqen e Telegramit.
PJESË NGA DOSJA:
Më datë 18.05.2023, janë përpiluar aktet si më poshtë: Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet me emërtimin “Anadolu Ajans!” dhe me adrese https://ëëë.aa.com.tr/en/middle-east/irans-foreign-ministry-confirms-cyberattack-but- denies-leak-of-documents/2891575#/
Procesverbali per kqyrjen e të dhënave ne internet me emërtimin “Iran International” dhe me adrese https://ëëë.iranintl.com/en/202305079860, ku nga kqyrja e këtij artikulli rezultoi që: “Grupi në rrjetin social Telegram me emërtimin “Kryengritja deri në përmbysje”, i lidhur me grupin opozitar me baze në Shqipëri, Mujahideen-e Khalq (“MEK”), publikoi qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit te zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme, ndër të tjera. Sipas kanalit telegram të hakerëve, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike dhe organizatat e lidhura ishin në shënjestër, duke treguar një faqe me foto të liderëve te “MEK”-ut si dhe foto të liderit suprem te Iranit Ali Khamenei dhe presidenti Raisi me kryq të kuq mbi t’a”.
Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin “¿ @phyamsarnegouni” dhe me adrese https://t.me/s/ghyamsarnegouni. Nga kqyrja në këtë grup në këtë mjet social rezultojnë të postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit. Procesverbali për kqyrjen e të dhënave në internet në rrjetin social Telegram me emërtimin
“Justice Homeland” https://ëeb.telegram.org/k/#@JusticeHomeland1. Nga postimi i bërë në këtë mjet social me datë 16.05.2023 janë publikuar email-et e punonjësve të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, si dhe ndër të tjera edhe një foto me mbishkrimin “Sipas të dhënave të publikuara në faqen e “MEK”-ut, toka e Durrësit është përdorur si seli e kryerjes së sulmeve fizike dhe kibernetike kundër vendeve të tjera. Prisni një hakmarrje që do të synojë shqiptaret.”
Policia ushtroi kontroll në kampin që i përket Organizatës terroriste anti-Iraniane Mujahedin-e-Khalq (MKO) për shkak të përfshirjes së saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Përleshjet shpërthyen kur policia sulmoi kampin, i njohur si Ashraf-3. Muxhahedinët deklaruan se një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet. Gjykata Speciale e Shqipërisë Kundër Krimit dhe Korrupsionit autorizoi operacionin për shkak të shqetësimeve se MKO ishte përfshirë në terror dhe sulme kibernetike./Dosja.al