Connect with us

Rajon

Dokumentari që tërboi Vuçiçin, mediat e regjimit në histeri

“Dokumentari për Presidentin e Serbisë, “Unë, Aleksandri, Gambit shtetëror” shkaktoi reagime të ashpra nga Partia Progresive Serbe e Vuçiç dhe media pro regjimit në Serbi, të cilat pretendojnë se ishte një sulm ndaj presidentit, dhe që mund të rezultojë deri dhe në vrasjen e familjes së tij” – Kështu shkruan gazeta kroate ‘Jutarnji list.’

Dokumentari u shfaq në televizionin N1 Serbia të enjten në mbrëmje, në të njëjtën ditë kur filloi edhe fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Dokumentari në fakt nuk zbulon apo sjell asgjë të re për Vuçiçin, por vetëm tregon karrierën e tij politike tridhjetëvjeçare në mënyrë kritike përmes dokumentave arkivore dhe deklaratave të historianëve, politologëve, avokatëve dhe gazetarëve të njohur.

“Në pesë akte në dokumentar trajtohet- lindja e së keqes, vrasja e mediave, zotimet pêr Kosovën dhe koha e sundimit, kthim prapa në kontekstin historik, biografia politike e Aleksandër Vuçiçit dhe aftësia e tij për të sakrifikuar të ardhmen dhe të drejtat e njeriut. Nga njëra anë, filmi tregon për sundimin e një njeriu që udhëhoqi në mënyrë autokratike të gjitha segmentet e vendit për më shumë se 11 vjet, dhe nga ana tjetër, është një sagë e shkatërrimit të shkaktuar nga një regjim i tillë” – Kështu shkruan media kroate për dokumentarin gati dy orësh.

“Vuçiç vazhdimisht teston kufijtë dhe i zgjeron, për shkak të sundimit të tij autoritar. Kjo vlen edhe për mediat, por edhe për njerëzit në partinë e tij, duke përfshirë ministrant, të cilët ai i trajton si shërbëtorë” – tha Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike dhe kulturore në Angli, ndërsa Boris Tadić, ish-president i Republikës i Serbisë, e quajti Vuçiçin “demagog dhe populist”.

Në një deklaratë zyrtare nga partia e Vucic thuhet se dokumentari eshte një “fushatë e ndyrë kundër Serbisë dhe gjueti shtrigash për një njeri që ka luftuar çdo ditë, për më shumë se një decade, për një jetë më të mirë për çdo qytetar”. Nga ana tjetër mediat pro regjimit shkruanin se TV N1Serbia, transmetoi “një film të turpshëm në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u sulmua në mënyrën më të tmerrshme, që paraqet një persekutim të paparë të një njeriu”. “Aleksandër Vuçiç nuk ka ndryshuar, ai është ende djali politik i Vojisllav Sheshelit që sundon Serbinë” – janë shprehur komentatorët.

Advertisement