Politike
Dokumentet/ PD-ja kërkon masë disiplinore ndaj Ramës
Shtatë deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar marrjen e një mase disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama pas sherrit e debatit të fortë që patën me të. Deputetët Enkelejd Alibeaj, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Eralda Bano, Kreshnik Çollaku, Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati kanë firmosur shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Kërkesa për marrjen e masës ndaj Ramës erdhi pas debatit të fortë mes kryeministrit e deputetit Gazment Bardhi që përfundoi me përjashtimin e këtij të fundit.