Connect with us

Aktualitet

Dokumenti-Ervis Martinaj ka vdekur, u fut në kurth

Indiciet e pakta dhe hipotezat e shumta për fatin e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj kanë ngritur një thashethemnajë mediatike, që deri tani institucionet nuk kanë arritur ta qartësojnë.

Që në rreshtat e parë, prokuroria shkruan se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë nga persona të paidentifikuar, pasi u fut në kurth nga një femër.“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policise giyqesore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit te Policise Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë- Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi.

Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar” shkruan prokurori në dosjen, ku përmend edhe denoncimin e familjarëve.

Ata i referohen dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe konfliktit që sipas tij ekzistonte me Indrit Doklen mes dy grupeve kriminale. Në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individe qe i ka perfshire Dumani, ku ne kete histori eshte edhe Indrit Dokle, i cili mund te kene organizuar gjithcka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim ne lidhje me kallzimin ne fjale eshte pyetur edhe vete babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj.

Ai ka deklaruar se per here te fundit me djalin ka kontaktuar nje njeriu i tij i afert, ne oren 19.30 te adtes 09.08.2022. Pas kesaj ore ai nuk ka qene ne linje. Zhdukja e tij sipas mendimit te tij, i takon ores 19.30 deri ne oren 22.00 te dates 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni per vendin dhe njerezit ge kane marre pjese dhe se ku. I afermi qe ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet ne Shqiperi dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numer shqiptar.

Thekson se zanafilla e kesaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit ne kerkim per krime te trilluara nga Dumani. Sqaroj se nderprerjen e komunikimit dhe te zhdukjes se djalit time kam marre vesh nga i afermi im i cili jeton jashte shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund ti kete ndodhur dicka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje.

Ervis Martinaj është konsideruar një nga bosët e lojërave të fatit dhe një nga pistat e dyshuara është se ai u vra për të kapur tregun e basteve. Kaluan disa ditë nga zhdukja e Martinajt dhe qeveria njoftoi se bastet do të hapen sërish sepse tregu i kumarit ishte e pamundur të zhdukej./Lapsi.al

 

Advertisement