Connect with us

Bota

Dokumenti final/ G20 dënon Rusinë

Dënim i ashpër i luftës në Ukrainë. G20 në Bali mbyllet me një deklaratë, ku liderët e shumicës së vendeve në samit, kanë kërkuar tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të ushtrisë ruse nga territoret e pushtuara. Megjithatë, jo të gjithë dhe disa zëra konfliktualë duket se dobësojnë dokumentin përfundimtar.

Përveç raketave që ranë në Poloni, samiti ishte një mundësi për të vlerësuar ndikimin e konfliktit në ekonominë globale, me krizën në krye të axhendës. Kryeministri britanik Rishi Sunak akuzoi presidentin rus, duke thënë: Asfiksimi i vazhdueshëm i ekonomisë globale dhe sigurisë sonë është përcaktuar nga veprimet e një njeriu të vetëm që nuk donte të ishte i pranishëm në këtë samit: Vladimir Putin. Nuk ka asnjë person të vetëm në botë që nuk e ka ndjerë ndikimin e luftës, e cila do të jehojë në të gjithë botën për vitet në vijim”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursola von der Leyen, gjithashtu ndërhyri në mbështetje të qeverisë së Krakovës së goditur nga sulmi dhe zija: Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Poloninë dhe ndihmën tonë në hetimin e ngjarjes. Ne do të jemi në krah të Ukrainës për aq kohë sa është e nevojshme”

Advertisement