Connect with us

Aktualitet

DOKUMENTI/ Tentoi të fusë në Shqipëri 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinë, AKU kallëzon kompaninë ‘Modi SHPK’

Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Shkodër njoftoi se ka kallëzuar penalisht në Prokurori një kompani tregtare që importon misër nga Serbia. Bëhet me dije se, subjekti i denoncuar është “Modi” shpk, në magazinat e të cilit në Shkodër janë bllokuar 26 tonë misër rifuxho, që rezulton me mbi normë të alfatoksinës B1.

Subjekti në fjalë sipas kallëzimit të hartuar nga kjo drejtori akuzohet për veprën penale ‘mashtrim me produktet ushqimore’. AKU fillimisht bëri kontrolle dhe bllokoi ngarkesën e mallit të importur nga Serbia, deri në daljen e analizave. Subjekti në fjalë akuzohet se ka shkelur sërish ligjin, duke ‘prekur’ produktet e bllokuara, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit./Dosja.al

DOKUMENTI/ Tentoi të fusë në Shqipëri 26 tonëDOKUMENTI/ Tentoi të fusë në Shqipëri 26 tonëDOKUMENTI/ Tentoi të fusë në Shqipëri 26 tonëDOKUMENTI/ Tentoi të fusë në Shqipëri 26 tonë

Advertisement