Aktualitet
Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, 48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Tiranë
Një person rezulton prej tre ditësh i zhdukur në Tiranë, duke mos patur asnjë kontakt me familjarët e tij. Bëhet fjalë për shtetasi Gj.D, 48 vjeç, banues në kryeqytet.
Ka qenë vajza e tij, shtetësja S.D, e cila ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se më 26 Dhjetor babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. E shqetësuar pasi humbi kontaktet me të atin, ajo ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.
Policia raporton se 48-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.