Connect with us

Rajon

Donald Jr. viziton sërish Serbinë/ Vuçiç i mërzitur: S’mund t’i ofroja karkaleca

Djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr., ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku pritet të zhvillojë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas raportimeve të mediave serbe.

Fdghgfjh

Kjo është vizita e tij e dytë në kryeqytetin serb brenda një kohe të shkurtër, pas asaj të realizuar më 11 mars.

Presidenti Vuçiç ka ndarë një postim në Instagram, ku ka treguar edhe detaje nga darka e organizuar në nder të Trump Jr. “Shumë të huaj thonë se unë jam njeri i vështirë dhe nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë se nuk jemi mikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr. Do të ishte marrëzi t’i ofronim atij karkaleca deti”, ka shkruar Vuçiç.

Advertisement