Connect with us

Bota

Donald Trump emëron drejtuesin e një podcasti, zëvendësdrejtor të FBI-së

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale se Dan Bongino, një drejtues konservator i një talk show, do jetë zëvendësdrejtor i FBI-së.

Bongino do t’i bashkohet Kash Patel, i cili së fundmi u konfirmua nga Senati. Trump tha se Bongino u emërua për këtë rol nga Patel. Pozicioni nuk kërkon konfirmim nga Senati, shkruan Reuters.

“Lajm i mirë për Zbatimin e Ligjit dhe Drejtësinë Amerikane”, postoi Trump në rrjetin e tij të mediave sociale, Truth Social, duke e quajtur Bongino “një njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm për vendin tonë”.

Bongino ishte më parë një punonjës i policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe një anëtar i Shërbimit Sekret të SHBA. Ai kohët e fundit ishte i njohur si një prezantues konservator radioje dhe podkaster.

Trump tha në postimin e tij se Bongino është “i përgatitur të heqë dorë” nga programi i tij ndërsa hyn në rolin e ri.

“The Dan Bongino Show” ishte së fundmi podkasti i 56-të i renditur në Shtetet e Bashkuara, sipas Spotify.

Advertisement