Connect with us

Bota

Donald Trump rrezikon të humbasë Floridan? Ja ç’parashikon sondazhi

Republikani Donald Trump rrezikon të humbasë në shtetin e Floridas në nëntor, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi i USA Today /Suffolk University/WSVN-TV i kryer midis 7 dhe 11 gushtit zbulon se Florida mund të mos jetë një fitore e lehtë për Trump. Ish-presidenti kryeson ndaj kundërshtarit të tij, kandidates demokrate Kamala Harris, me vetëm 5 pikë, 47 për qind me 42 për qind.

Epërsia e tij aktuale është më e vogël se të gjitha sondazhet që kanë treguar që nga 10 korriku dhe është gjithashtu brenda kufirit të gabimit të sondazhit prej +/- 4.4 përqind.

Florida konsiderohej më parë një shtet i luhatshëm, por është bërë gjithnjë e më republikan vitet e fundit, duke shkuar te Trump në zgjedhjet e 2016 dhe 2020.

Guvernatori republikan Ron DeSantis u zgjodh gjithashtu me shumicë në vitin 2022, duke mposhtur demokratin Charlie Crist me 19 pikë dhe duke mbajtur 62 nga 67 qarqe.

Advertisement