Connect with us

Bota

Donald Trump: Të enjten do të arrestohem! Do shkoj të dorëzohem në Gjykatë

Ish-presidenti Donald Trump, ka deklaruar se është duke planifikuar që ditën e enjte të dorëzohet pranë Gjykatës në Xhorxhia, për t’u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.

Një gjykatës në Atlanta, i cili po mbikëqyr çështjen e ish-presidentit, ka vendosur lirimin me kusht kundrejt 200,000 dollarë.

Marrëveshja thotë se mund të qëndrojë i lirë në pritje të gjykimit për sa kohë që ai nuk përpiqet të kërcënojë apo frikësojë dëshmitarët. Në mbrojtjen e tij Trump mohoi 13 akuzat që rëndojnë mbi të, duke përfshirë reketim dhe deklarata të rreme.

“I pandehuri nuk do të kryejë asnjë veprim për të frikësuar ndonjë person të njohur për të si bashkëpandehur apo dëshmitar në këtë rast apo për të penguar në ndonjë mënyrë tjetër dhënien e drejtësisë”, thuhet në dosjen gjyqësore të postuar të hënën.

Ndërkohë, më vonë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale tha se ditën e enjte do të shkojë në Xhorxhia, do të shkojë për t’u arrestuar.

Advertisement