Connect with us

Kosova

Donika e Kosovës përplaset me BE-në

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Portugali ku edhe ka dhënë një intervistë për gazetën “Diario de Noticias”. Ministrja kosovare ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë” dhe ka përmendur insistimin e kryeministrit Kurti për ta nënshkruar marrëveshjen fillimisht më 27 shkurt në Bruksel dhe pastaj më 18 mars në Ohër.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy here gati, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht, Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, Serbia po vazhdon lojën e vjetër, që në momentin kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë ta bëjë.

Sipas kryediplomates kosovare, është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson një situatë të tillë dhe që s’po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.

 

Advertisement