Kosova
Donika Gërvalla flet për vrasjet politike: Skandali më i madh i historisë sonë të pasluftës

Ministria e Diasporës, Donika Gërvalla në një intervistë televizive ka folur rreth vrasjeve të pasluftës.
Ajo ka deklaruar se është angazhuar më së shumti rreth zbradhjes së këtyre vrasjeve.
Gërvalla ka thënë se këto vrasje janë skandali më i madh i historisë së Kosovës.
Vrasjet politike të pasluftës janë një prej atyre plagëve të cilët e hanë nga brenda shoqërinë tonë
Kërkoj kurajo, kërkoj guxim dhe kërkoj përkrahje nga çdokush që angazhohet politikisht apo në media të ndihmojë në zbardhjen e këtyre vrasjeve.
Është skandali më i madh i historisë sonë të pasluftës, jo vetëm që janë vrarë po edhe që është krijuar opinioni publik, që madje s’mund as të flasësh për to.

