Connect with us

Kronike

‘Donte të më digjte’/ Vrasja në Sarandë, gruaja e autorit: Vrau Gëzimin se më ndihmoi…

Bashkëjetuesja e Admir Beqirit ka zbuluar më shumë detaje lidhur me 42-vjeçarin që vrau personin që e strehoi, Gëzim Bizonin, edhe pse ishte në kërkim nga Policia e Shtetit. Në një intervistë, ajo tregoi se krimi ka ndodhur për shkak se viktima e kishte ndihmuar duke e shpëtuar nga një vdekje e sigurtë. Gruaja rrëfeu se bashkëjetuesi i saj kishte tentuar ta vriste duke e djegur me çakmak dhe ajo kishte kërkuar ndihmë tek fqinji, duke shkuar në banesën e tij.

“Më kapi për flokësh donte të më digjte me çakmak. Bërtita ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi më ndoqi në oborr, shkova tek aneksi i Gëzimit të më shpëtonte, Mori policinë, nuk u përgjigj. Mori Gëzimi një shishesh verë të më mbronte, se më tërhiqte për flokësh. Në atë moment më mori babi, më pyeti si je “i thashë do që të më djegë”. Vëllai erdhi me makinë të më merrte. Unë po laja rrobat dhe donte të më vriste. Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua. Unë se pashë kur e vrau se Gëzimi më tha ik. I dha trupit dhe më dha shenjë të iki. Mora shapkat në dorë dhe ika me çorape, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur. Mua më morën dhe më thanë që Gëzimi është vrarë. Kemi bashkëjetuar për 3 vite,”-tregoi ajo në rrëfimin e saj për mediat.

Por Policia ka edhe një version tjetër! Sipas bluve të Sarandës, Admir Beqiri, në gjendje të dehur ka ngritur volumin e muzikës. Fqinji i ka kërkuar që të ulte muzikën pasi ishte në zi. Vetëm 20 ditë më parë, viktima kishte humbur të bijën 29-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, ndaj në momente të tilla kishte kërkuar më shumë respekt për dhimbjen e tij. Por, në gjendje të dehur, Beqiri e ka goditur 62-vjeçarin me shishe alkooli në kokë. Më pas, e ka qëlluar me grushte dhe shqelma, duke i sjellë vdekjen në vend.

Beqiri është tashmë i arrestuar me dy akuza “vrasje me dashje” dhe “dhunë në familje”.

Advertisement