Connect with us

Kosova

Dora e Albinit në sulmin terrorist në Banjskë/ Deklarata e fortë e deputetit të PDK-së

Deputeti i PDK Hisen Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për sulmin e 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës. Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka gisht në sulmin e Banjskën në Veri të Kosovës. Sipas tij sulmi është inskenuar gjatë një takimi në Bruksel.

“Është e vërtetë që pas zgjedhjeve nacionale qeveria Kurti i përjetoi zgjedhjet lokale dhe ka fituar nja tre komuna edhe ato jo relevante. Domethënë ka ra komplet dhe është dëshmuar se vota e Kurtit është votë e vjedhur dhe e manipuluar me kauza të rrejshme. Ky manipulim me kauza të rrejshme i ka bindur mërgatën. Pra ky ka manipuluar mërgatën. Ka qenë një propagandë e stisur.

Ky kryeministër ka organizuar vjedhjen e votës dhe kjo më nuk mund të ndodhë sepse do ta mbrojmë votën dhe nuk do lejojmë të manipulohet më.

E dini kur ndodhi rritja e Kurtit, Kurti për me hy në politikë i ka vra dy njerëz me kauzat e tij. Albin Kurti për të fituar zgjedhjet e ka bërë kurban Astrit Beharin, para vëllanë Arbrin dhe para Arbrit institucionet e Kosovës.

Albin Kurti kur ta në 28.3% inskenoi me ata të katërt që u ul në tavolinën e bisedimeve e që s’e njohin asnjëri Kosovën skenarin Banjska. Kurti Vuçiçi Lajçak janë skenaristë të Banjskës. Ajo ka qenë skenar dhe në çdo detaj e kemi analizuar. Sot po e pranojnë të gjithë. Sot nuk po thuhet sulm terrorist sulm nga Serbia por po thuhet se individë të armatosur rëndë kanë sulmuar policinë. Askush sot nuk po thotë se Serbia është terroriste.”

 

Advertisement