Kosova
Dora e Vuçiç mbetet e ngrirë/ Në dyshim takimi i 2 majit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic tha se nuk ka marrë ende vendim nëse do të shkojë në Bruksel më 2 maj për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Por ai u shpreh për media se pret që atje të prezantohet plani për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Preaidenti serb tha gjithashtu se “nuk ka dialog”. Ai deklaroi se me Kurtin s’ka biseduar kurrë, pasi, sic edhe ai tha, Kurti kerkon vetem qe Serbia te njohe Kosoven e Pavarur
“Kurtit nuk i kam shtrënguar kurrë dorën, nuk kemi biseduar, ai nuk ka dashur të bisedojë, sepse ai ka vetëm një kusht, ‘duhet te njohë Kosovën’, dhe për këtë e ka mbështetjen e Quintit”, tha Vuçic.