Connect with us

Politike

Dorëheqje edhe në Bashkinë Gjirokastër, largohen nga detyra 7 drejtuesë të njësive administrative

Valës së dorëheqjeve në administratën vendore i është bashkuar edhe Bashkia Gjirokastër. Administratorët e 7 njësive administrative – Gjirokastër, Cepo, Picar, Odrie, Lunxhëri, Lazarat dhe Antigonë – kanë paraqitur dorëheqjen njëkohësisht, në përputhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për riorganizim dhe analizë të thelluar të punës në njësitë vendore.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se largimi i tyre është pjesë e procesit të “vetëvlerësimit të administratës”, ndërkohë që do të vijojnë të ushtrojnë detyrën deri në emërimin e pasardhësve. Kryebashkiaku Flamur Golemi nuk ka bërë ende një koment publik mbi dorëheqjet.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një aksioni më të gjerë që ka përfshirë dhjetëra bashki në vend, ku administratorët lokalë janë kërkuar të dorëhiqen si pjesë e analizës së performancës së institucioneve vendore.

Advertisement