Connect with us

Bota

Dorëhiqu Borrell/ Në Bruksel nisin thirrjet: Ik para se të bësh më shumë dëme

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kërkuar dorëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për shkak të situates së krijuar në Kosovë.

Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon të sanksionojë një shtet në të cilin janë rrëmbyer tre policë nga njësitet serbe.

“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Europë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo, duke theksuar se qëndron në anën e Kosovës

Advertisement