Connect with us

Pinknews

Dorëzohet Olta/ ‘Luizi meriton të jetë fituesi i BBVip’

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy kampet e kundërta në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse në fillim u duk se ishin miq me njëri-tjetrin, shpejt rrjedha e lojës i përfshiu dhe sot ata konsiderohen si “lidera” të grupeve brenda shtëpisë.

Ndonëse janë kundër njëri-tjetrit, ata përsëri e pranojnë që janë ndër konkurrentët më të fortë. Madje së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.

Advertisement