Connect with us

Kosova

Dorëzon mandatet, deputetët serbë largohen nga Kuvendi i Kosovës

Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Të shtunën me 5 nëntor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët do të dorëhiqeshin nga institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës në shenjë proteste kundër marrëveshjes për targat.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ditën e djeshme, pati dorëheqje masive nga kryetarët e komnunave me shumicë serbe ne veri të Kosovës të cilët pasi dorëzuan dorëheqjen, mbajtën një protestë në orën 12:00, ndaj së cilës u përgjigjën edhe një numër i madh shqiptarësh që mbushën rrugët me flamurin kuqezi

Po ashtu, pos Listës Serbe, detyrën e kanë lanë edhe serbë të cilët punonin si zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, po ashtu edhe në pikat kufitare.

lajm ne perditesim…

Advertisement