Connect with us

Politike

‘Doriani shejtani’ – Kush është “njeriu i Metës” në dosjen amerikane

Një nga personar të cilit i del emri në dosjen amerikane ku shënohet si “Personi B”, quhet Dorian Ducka.

Doriani ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka patur në qeverinë e përbashkët me Metën, madje Doriani njihej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.

Ja si e përshkruante Dorianin në 2019 portali i gazetarit Alfred Lela, që sot është zëdhënës i Berishës, në një shkrim me titull: “Kryeministri Rama shpërblen gruan e njeriut të Metës që i organizoi ‘darkën e gabuar’ në Berlin”

“Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it.

Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputetë gjermanë në Berlin.

Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë”

TEMA

Advertisement