Connect with us

Aktualitet

Doshi në SPAK: Isha për zgjedhjet e 2023, takova një person që ishte në përgjim në Rrogozhinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur për herë të parë në SPAK. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Doshi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme duke buzëqeshur para gazetarëve.
Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.
Tom Doshi: Është normale me na thirr Prokuroria.
Gazetari: Për çfarë u ka thirrur?
Tom Doshi: Për zgjedhjet në Rrogozhinë.
Gazetari: Për Edison Memollën?
Tom Doshi: Po për Edision Memollën.
Tom Doshi: Kam bërë një takim ne Rrogozhinë, personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Po bëhet hetimi për të gjithë ata.
I pyetur nga gazetarët, Doshi tha se deputetët e PSD janë kundër shkrirjes së SPAK dhe se vijojmë ta mbështesin Reformën në Drejtësi.
Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë në parlament do ta mbështesin SPAK.
Sa i takon rastit të Rrogozhinës së cilit i referohet Doshi, GJKKO ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialsit Memolla për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Por, Memolla ka deklaruar se nuk do të largohet nga posti pa një vendim të formës së prerë.
Kreu i PSD, është një personazh i njohur jo vetëm në botën e politikës, por edhe në atë të biznesit. Doshi ka qenë deputet me PS për tre mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi pritet që të kandidojë sërish në qarkun e Shkodrës, detaj të cilin e ka bërë vetë me dije.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjëra.”

Advertisement