Politike
Dosja ‘Ahmetaj’/ Qeveria i jep firmës së Gerian Kukës 10 mijë m2 tokë
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, i ka ndezur dritën jeshile ndërtimit të një projekti ambicioz, me vlerë 18 milionë euro, për ndërtimin e një hoteli alpin në qytetin e Korçës. Mes tre emrave përfitues të këtij projekti është dhe Gerian Kuka, biznesmeni i përfshirë në disa makinacione me pasuritë të identifikuara nga SPAK, që janë përfituar më pas nga ish-zv/kryeministri i shpallur në kërkim, Arben Ahmetaj.
Gerian Kuka, rezulton të jenë në dosjen voluminoze të SPAK dhe është bërë pjesë e lupës verifikuese të dy prokurorëve Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai.
Por pavarësisht se emri i tij është përfshirë në skema të dyshimta me Arben Ahmetajn, në muajin Shkurt 2023, kryeministri Edi Rama, ka miratuar një projekt 18 milionw eurosh, ku fitues me 30 për qind të aksioneve është Gerian Kuka.
Ndërsa pjesa tjetër e 40 për qind të aksioneve të investimit zotërohet nga një bieznesmen tjetër në Korçë dhe 30 për qind të tjera nga Ilir Shtufi.
Leja është marrë në kuadër të investimit strategjik nga kompania e themeluar në 3 Maj 2019 e quajtur “INVESTMENT and DEVELOPMENT ALBANIA” ose shkurt “IDA”.
Dokumenti i firmosur nga Edi Rama, Belinda Balluku, Delina Ibrahimaj, Mirela Kumbaro, Frida Krifca, Odise Moçka dhe Sekretariati Teknik, Sokol Nano, i jep 10 mijë metër katror në Korçë kompanisë “IDA” për ndërtimin e resortit me 5 yje “Green House Korça Resort”. Sipas dokumentit, investimi synon ndërtimin strukturë turistike elitare që do të ketë në përbërje një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj./ORA