Aktualitet
Dosja “Black Eagle”/ Nis Apeli në Belgjikë, rrëfehet Arben.: S’merrem me drogë, kam familje të mirë…

Kryetari i dhomës së 14-të të Gjykatës së Apelit të Brukselit ka marrë në pyetje shtetasin shqiptar Arben I., 62 vjeç, në megagjyqin “Black Eagle” për trafik droge. Edhe pse doli për të dhënë dëshminë e tij në mesin e 34 personave të tjerë që do të dëshmojnë në proces, 62-vjeçari nuk foli gjatë.
“Nuk e di pse jam këtu,”- deklaroi i pandehuri. 62-vjeçari është kushëriri i Alfredo Hamzait, një prej drejtuesve të dyshuar të rrjetit të trafikut të drogës, i dënuar me 9 vjet burg. Sipas prokurorisë, Arben I. ka ndihmuar kushëririn e tij dhe të tjerë të investojnë paratë e drogës në pasuri të paluajtshme. Për më tepër, ai dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës midis kushëririt të tij dhe drejtuesve të një “organizate kriminale simotër” me bazë në Majorka. Nga një përgjim i datës 26 dhjetor 2018, zbulohet se Arben I. në një makinë me Alfredo Hamzain dhe dy burra të tjerë, kur njëri i kërkon kokainë.
Alfredo Hamzai u tha se mund ta furnizonte me një varkë peshkimi nga Surinami dhe Kolumbia.
“Unë nuk isha atje. Dhe nuk kam pasur kurrë një bisedë të tillë. Unë nuk kam qenë e interesuar kurrë për një biznes të tillë. Nuk kam nevojë. Unë vij nga një familje e mirë, askush në familjen time nuk ka pasur probleme me ligjin,” tha Arbeni kur u mor në pyetje për këtë episod.
Avokati i tij, Christophe Van Der Beesen, argumentoi se regjistrimi, i kryer nga autoritetet spanjolle nuk është përfshirë në dosjen e autoriteteve të holandës. Arben I. është marrë në pyetje edhe për një orë luksoze që dyshohet se i është dhënë nga kushëriri i tij, me vlerë 415 mijë euro.
“Unë nuk di shumë për orët. Më vonë kuptova se ishin false,” pohoi ai.
Në fund, Arbeni I. mohoi udhëtimet e shumta me avion privat në Aruba në Antilet Holandeze, ku dyshohet se u zhvilluan takime të rëndësishme midis rrjeteve kryesore të trafikut të kokainës. Lidhur me një udhëtim pesë-ditor në Amsterdam me Alfredo Hamzain dhe një mik nga Majami, Arben I. deklaroi se kishte shkuar për “qejf” dhe jo për të diskutuar për asgjë që ka lidhje me trafikun e parave.
Një tjetër i pandehur, Marsel A. i tha Gjykatës së Apelit të Brukselit se paratë që ai u pa duke numëruar në një kafene në Saint-Gilles, gjatë një vëzhgimi policor më 9 shkurt 2022, i kishte fituar nga bastet sportive. Ai mohoi të kishte lidhje me grupin e trafiku të drogës.
“Një ditë para këtij vëzhgimi të policisë, unë kisha fituar një shumë prej gati 3000 euro të marra nëpërmjet basteve sportive,”- i tha i pandehuri-gjykatësit, duke mohuar çdo përfshirje në trafikun e drogës.
“Nuk njoh asnjë të përfshirë në këtë rast, përveç Paris D., i cili është miku im,”- vazhdoi ai. Megjithatë, gjykatësi e sfidoi atë, fotografitë e kontejnerëve të transportit iu dërguan në celularin e tij në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor 2021 nga Alfredo Hamzain një nga dy drejtuesit e dyshuar të rrjetit të trafikut të kokainës, i cili është gjithashtu mes të pandehurve.
Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A. apo shtetasi nga Kosova Bashkim Osmani, të cilët konsiderohen si disa nga ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës.

