Politike
Dosja CEZ-DIA/ Meta: Elvis Mata u bë kallëzues i rremë,…po përdoret për qëllime politike
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në lidhje me rihapjen e dosjes CEZ-DIA, ku shprehet se dëshmitari Elvis Mata u bë kallëzues i rremë pasi një ish-ministër në bashkëpunim me Prokurinë i mbyllën çështjen që ishte hapur ndaj tij për shpërdorim detyre.
Meta u shpreh se edhe bashkëshortja e Matës, në vitin 2015, ka qenë administratore e njërës prej kompanive që mblidhnin borxhe, dhe ishte e paditur penalisht për falsifikime dhe mashtrime dhe se gjithashtu asaj vitin tjetër iu mbyll kjo çështje për të njëjtat motive.
“Reforma u nis me qëllimin e mirë dhe prandaj u votua në unanimitet. Nëse do të zbatohej me të njëjtën frymë, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurt. Por reforma u kthye në Ramaformë. Në vend të zgjidhej prokurorja e përgjithshme e përkohshme me 84 vota u zgjodh me 69 vota.
Kjo dosje është rikthyer sepse zbatohen direktivat e Edi Ramës. Pas asnjë diskutim se këto çështje janë të orkestruara nga Edi Rama. Kjo ka qenë hera e dytë që jam paraqitur në SPAK. E kam shumë të qartë pozicionin tim në këtë çështje dhe të gjithë diktatin politik të rihapjes së kësaj çështje. Është hapur në një moment tepër kritik. Edhe personi i përdorur për të regjistruar këtë kallëzim, i dënuar për shpifje, dhunë në familje, që ka punuar në DIA dhe është punonjës i shtetit.
Jo vetëm kaq, bashkëshortja e tij, në vitin 2015, ishte administratore e njërës prej kompanive që mblidhnin borxhe, dhe ishte e paditur penalisht për falsifikime dhe mashtrime dhe asaj vitin tjetër i mbyllet kjo çështje. Dhe në këtë moment u bë bashkëpunëtore për shpifje dhe shantazhe”, tha Meta.