Aktualitet
Dosja e Gërdecit, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku do të dëshmojnë për tragjedinë e ndodhur në vitin 2008.
GJKKO vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu.
Avokati Dorian Matlija e konsideroi një arritje vendimin e Gjykatës së Posaçme, ndërsa 290 persona, mes tyre të dëmtuar dhe familjarë të viktimave të tragjedisë do të kontaktohen nga gjykata.
Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6 vjeç në këtë tragjedi.
Nga analizimi i pretendimeve në kërkesën për rihapjen e hetimeve, rezulton se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut dhe të rihapen hetimet ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Më herët, gjyqi ndaj ish-ministrit ka dështuar dy seanca me radhë për shkak të avokatëve mbrojtës të Mediut të cilët nuk janë paraqitur. Gjykata më herët ka urdhëruar në mungesë të avokatëve që ish-ministri të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti.TCh