Connect with us

Politike

Dosja e Sterilizimit/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatëve

Seanca në GJKKO është shtyrë për çështjen e sterilizimit, për shkak të mungesës së avokatëve. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet në lidhje me çështjen e sterilizimit në masë arresti shtëpiak. Ndërkohë, ai ndodhet në burg për akuzat që lidhen me dosjen SASPAC dhe vjedhjen e fondeve të Bashkimit Europian. Në seancën e mëparshme, Beqaj paraqiti një deklaratë për gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se nuk mund të merrte pjesë për shkak të problemeve shëndetësore dhe i shoqëroi me një recetë mjekësore për ilaçet që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Beqajt dhe disa të pandehurve të tjerë akuza të ndryshme, përfshirë korrupsion pasiv të zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje pasurie. Akuza janë ngritur gjithashtu ndaj të pandehurve të tjerë, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

Advertisement