Kronike
Dosja e tritolit/ I penduari: C4 e vura se kisha borxhin 14 mijë euro të kokainës
Jurgen Gjonaj, njëri nga personat kryesore të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës për vendosjen e tritolit “C4” ndaj makinës së Oltjon Klosit në Tiranë, është personi që ka bashkëpunuar dhe ka treguar gjithçka rreth krimit të ndodhur në mesnatën e 10 Marsit 2026.
Ai ka treguar se ishte në Malin e Zi, kur ishte telefonuar nga Renato Balla, për të mbaruar një porosi, pasi sipas tij i kishte detyrime financiare dhe nëse kjo porosi realizohej detyrimet do konsideroheshin të shlyera.
Sipas dosjes hetimore, Gjonaj, ka përdorur një sasi tritoli C4 të cilin e ka aktivizuar përmes një fitili zjarr përcjellës, duke çuar në realizimin e shpërthimit dhe më pas shkatërrimin plotësisht të makinës Benz-Mercedez me targë AA 888 UE në pronësi të Oltjon Klosit.
Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë të plotë dëshminë e të penduarit Jurgen Gjonaj, i cili ka treguar se megjithëse e kishte marë përsipër të realizonte këtë krim që ja kishte kërkuar Renato Balla, ai ka shkuar 3 herë afër makinës dhe ishte larguar.
“…kam shkuar 3 herë dhe jam kthyer sërish nga rruga pasi u bëra pishman për të kryer një krim të tillë. Nuk doja ta realizoja, por e bëra sepse Renato Ballës i kisha 14 mijë euro borxhe, pasi më ka dhënë disa herë drogë për ta shitur në Gjermani…”-ka treguar para policinë kriminale të Tiranës, Jurgen Gjonaj.
Ky i fundit ra në prangat e policisë, vetëm pasi oficerët ndoqën siluetën e tij përmes një seri kamerash në Tiranë, duke çuar më pas në arrestimin e tij.
Pas ndalimit Jurgen Hoxhaj ka pranuar të flasë për policinë, duke nxjerrë emrin e Renato Ballës, Kristjan Ahmerama, Eklips Leti, Sabah Nuzi, Glentjan Kotari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla.
Jurgen Gjonaj, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar duke pranuar se është ai që ka vendosur lëndën shpërthyese mjetit me targa AA 88 UE.
Gjonaj ka pohuar para policisë se ishte në Mal të Zi në datën 7 mars 2026, kur e ka marrë në telefon Renato Balla dhe i ka thënë se duhet te kthehej në Shqipëri, pasi duhet të takonte Renaton për të folur nga afër për një punë që duhet të kryente.
Jurgeni është kthyer në Shqipëri. Ai ka deklaruar se i detyrohej Renato Balla një shumë lekësh rreth 14 mijë euro, pasi ia kishte marrë borxh në Gjermani para një viti.
Teksa është kthyer nga Mali i Zi, Jurgen Gjonaj, ka treguar se ishte Renato Balla, që ka shkuar në Shkodër dhe e ka marë me makinë.
“..Renato ishte se bashku me Kristjan Ahmeraman. Ishin me nje makinë të vogël, ngjyra e kuge, targën nuk ia fiksova. Kur u takuam, hipa në makinë me ata të dy dhe shkuan në Milot. Aty zbritëm dhe morëm një makinë tjetër “Porsche Cayenne” me targë AB 455 TY dhe ikëm në Burrel së bashku me Renaton. Ndërsa, Kristian Ahmerama iku në Tiranë. Kur ikëm në Burrel, unë fjeta brenda në makinë për dy netë. Në datë 8 Mars 2026, Renato Balla para shtëpisë së tij, më dha një sasi lëndësh eksplozivi me fitil dhe më tha se duhet t’ia vendoste një mjeti, duke më treguar foton e mjetit me targa AB 888 UE dhe vendin ku ndodhej, afër “Pati Travel”. Renato, më tha se pasi të mbaronte këtë porosi, do të ishte i larë më borxhin që i kishte atij. Ai kërkoi vetëm dëmtimin e makinës jo në njerëz…”-ka rrëfyer në polici Jurgen Gjonaj.
Ndërkohë në datën 8 Mars 2026, Renato Balla e solli Jurgenin në Tiranë, së bashku me lëndën shpërthyese ekslpozivin “C4” që Jurgeni e mbante në qese nën xhup.
Balla, e zbriti Jurgenin tek ish-Dogana, dhe Jurgeni iku në këmbë deri tek Terminali i Veriut dhe shkoi takoi Kristjan Almerama, i cili i tha se i kishin gjetur një shtepi, ku do të rrinte, e cila ndodhej sipër një marketi.
Në vijim të këtyre veprimeve në datën 9 mars 2026 në darkë, Jurgen Gjonaj, u takua përsëri me Kristjan Ahmeraman afër shtëpisë së këtij që ndodhet tek rruga e burgut dhe punon tek një bilardo.
Pasi e takoi, Kristjani i tha të merrte një biçiklete të zezë, e cila ishte e lidhur ngjitur me bilardon dhe i tha me ketë biçikletë do ikte tek makina dhe do i vendoste lëndën shpërthyese eksploziv makinës.
Nga ana tjetër Renato Balla, i ka dhënë dhe një kapuç të zi si tip shalli që ta mbulonte pothuajse të gjithë fytyrën dhe doreza të zeza.
Sipas rrëfimit të Jurgen Gjonaj, në datën 10 Mars 2026 rreth orës 01:30, Jurgeni, doli nga shtëpia, shkoi mori biçikletën dhe shkoi tek makina e parkuar në rrugën në afërsi të “Pati Travel”.
“…makina me targe AB 888 UE, ishte e parkuar aty. Unë shkova 3 herë pasi u bëra pishman dhe nuk desha ta vendosja lëndën shpërthyese. Por duke qënë se i kisha borxh, Renatos, e vendosa tek goma e parë nga ana e shoferit dhe e ndeza direkt fitilin me shkrepse. Pasi u sigurova se nuk kishte njeri aty, u largua dhe kam shkuar në shtëpinë që më kishin gjetur me qera te Kompleksi Malezian me biçikletë. Aty e lashë biçikletën dhe më pas u largova në shtëpi në këmbë…”.
Më tej autori i krimit tregon se ka fjetur një natë në shtëpi dhe në datë 11 Mars 2026, rreth orës 13:00, njoftoi në telefon Dorjan Hamollin dhe i tha ta merrte dhe do ta dërgonte deri në afërsi të Tufinës.
“…Dorjani, erdhi me një shokun e tij me një mjet BMW dhe e dërguan deri tek “Fundjava Ndryshe”, ku aty do ta priste Renato Balla. Tek vendi ku Drojani e çoi, Jurgeni takoi Renato Ballën, që ishte me mjetin “Porsche” me targe AB455TY dhe ai ndodhej aty me shtetasin Geris Molla. Pasi hipa në mjet, ndalova rrugës për Burrel dhe diku të rruga e vjetër hodha rrobat që kisha veshur. Më pas u larguan për në qytetin e Burrelit dhe aty i ka treguar Renatos se çfarë kishte ndodhur…”-ka rëfyer Jurgen Gjonaj.
Ndërkohë 2 apo 3 ditë nga krimi i rëndë, kur ka shkuar tek Burgu në Fushë-Krujë, me Renato Ballën për të takuar një shok, aty jashtë ka parë edhe të arrestuarin, Sabah Nuzi dhe ka ndaluar dhe e ka përshëndetur pasi e njihte dhe ishte rritur me te, por vetëm kaq.
Sipas Jurgenit, Renato Balla kur ishin në Giermani, i ka dhënë kokainë disa herë dhe ajo arrinte në shumën 14 mijë euro të cilat ia kishte borxh./Syri