Connect with us

Kronike

Dosja ‘Shpirti’/ GJKKO vendos 100 vite burg për 16 të akuzuarit (EMRAT)

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, me 100 vite.

Konkretisht:

Aleks Memaj – 15/10 vjet
Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
Toni Kushi – 12/8 vjet
Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
Aleksandër Neço – 12/8 vjet
Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
Malton Lleshi – 12/8 vjet
Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj – 3/2 vjet

 

 

Kujtojmë se operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

Në njoftimin zyrtar të SPAK në lidhje me këtë operacion thuhej se në tërësi, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Advertisement