Connect with us

Kosova

Dosja Veriu/ Serbët po ikin, fëmijët ‘zhduken’ nga shkollat

Kryetari i Iniciativës “Mbijetesa serbe” në veri të Kosovë, Aleksandër Arsenijeviq, ka thënë se në dy muajt e fundit më shumë se 1000 serbë janë larguar nga vendi dhe se tani edhe nxënësit po largohen masivisht nga shkollat.

Arsenijeviq tha për agjencinë Beta se arsyeja kryesore e largimit nga Kosova është kërcënimi i autoriteteve të Prishtinës se do arrestojnë të tjerë njerëz që morën pjesë në protestat e organizuara për shkak të ozurpimit të objekteve komunale nga kryetarët shqiptarë.

“Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nga Zubina Potok-u, Mitrovica, Zveçani dhe Leposaviqi po shpërngulen për në Serbinë qendrore”, tha Arsenijeviq, I cili gjithashtu theksoi se rreth 4000 serbë u detyruan të largohen nga institucionet e Kosovës vitin e kaluar me urdhër të Listës Serbe

“Përveç nëpunësve civilë, nga veriu i Kosovës po largohen edhe shumë zejtarë, profesorë dhe mjekë”, tha Arsenijeviq.

Advertisement