Connect with us

Aktualitet

Dosjet e nxehta/ Kërcënohet SPAK

Kreu i SPAK Arben Kraja ka konfirmuar se gjyqtarë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, janë kërcënuar, pasi po merren me hetimin e çështjeve të vështira.

Pyetje: Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet?

Pyetje: Ka ndonjë hetim në lidhje me këto kërcënime?

Për shantazhet ndaj njerëzve të drejtësisë po flet prej ditësh edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. E dërguara e SHBA ka treguar mbështetje të fortë për gjyqtarët që përballen me korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, duke organizuar takime të njëpasnjëshme me gjyqtarët e shkallës se parë antikorrupsion dhe në gjykatën e Apelit të Posaçëm,  për të nxitur  gjyqësorin e drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm.

Nuk ka ende asnjë informacion se kush qëndron pas shantazheve,  por NTV.AL disponon informacionin se kush është kërcënuar.

Duket se vizita e vazhdueshme dhe mesazhet këmbëngulëse të ambasadores amerikane me trupat gjyqësore kanë lidhje me kërcënimin e një gjyqtareje të posaçme e cila u kërcënua, u shantazhua dhe u përndoq në mënyrë që të mos jepte drejtësi. Jo vetëm ajo por edhe familjarët e saj. Nga të dhënat që disponon Tch rezulton gjyqtarja në fjalë është shprehur me vendim. Ndërkohë që është marrë në ruajtje ajo dhe familjarët e saj, bëjnë me dije burimet e NTV.AL

Advertisement