Lifestyle
Doza e Duhur e Zinkut që i Duhet Organizmit çdo Ditë
Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit.Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht.Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë.Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut.Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit.Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.
Simptomat e Toksicitetit të Zinkut
Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.
Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
- Të përziera
- Të vjella
- Dhimbje stomaku
- Diare
- Konstipacion
Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut.
Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme
- Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
- Imunitet të dobët,
- Mungesë të bakrit
Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut
Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit.
Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë.
Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë.
Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë.
Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.
Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë.
Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.
Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.
Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera
Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente.
Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj.
Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër.