Shkrime
Draft-statuti i Asociacionit do nxjerrë zbuluar hipokrizinë në Prishtinë dhe Beograd
Sipas analistit Ben Andoni, draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në very te Kosovës, do nxjerrë zbuluar hipokrizinë në Prishtinë dhe Beograd
Andoni tregon se draft i asosacionit po mbahet sekret dhe origjinalin e tij nuk e gjen as në Kosovë dhe as në Beograd, dhe shprehet i habitur nga ky fakrt, teksa nisur nga karakteristikat e përbashkëta ballkanike, ai do kishte rrjedhur…
“Që nga viti 2015, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, janë ricikluar dhe zhdukur, kanë debatuar, sugjeruar, përplasur por tashmë dokumenti i mirëpranuar pret thjesht kohën të firmoset. Kleçka e vetëm e vitit 2015 lidhej me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe kjo u dha mundësi autoriteteve të Prishtinës zyrtare për të mos e pranuar, ashtu si dhe Serbia e ka përjashtuar apriori, duke mos e konsideruar Kushtetutën e Kosovës. Kurse sot, megjithë presionin e Bashkimit Europian dhe SHBA-së dhe ngutin për të firmosur, serbët po heshtin. Duket se objektivin afatshkurtër e kanë arritur” – theksoi analisti Andoni
Deri më 17 Dhjetor nuk pritet asgjë e re nga Serbia për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme atje, kohë që mund të shtyhet në kohë, po të kemi parasysh se në rast mos fitore bindëse, Vucic do kete nevoje te krijoje koalicione, te cilat mund të marrin edhe 2-3 muaj, dhe ashtu si edhe nga Kosova po blihet koha e mjaftueshme, që drafti i shumëpërfolur t’u bëhet i ditur pak e nga pak palëve opozitare dhe të justifikohet e gjitha.
Por nuk mund të pritet më shumë, sesa është hamendësuar dhe kur të bëhet i ditur do kuptohet se ai përmban pak nga të katër draftet e paraqitura, pak nga ato që kinse janë kundërshtuar dhe mbi të gjitha mbi atë që palët kanë mëtuar se nuk donin.
“Eufemizmi “Vetëmenaxhim” në vend të Zajednicës, ka të bëjë thjesht e vetë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Koha do të na tregojë sesa të drejtë ishin zyrtarët evropianë dhe sa largpamës politikanët e Kosovës. Një gjë shikohet bukur mirë se: Serbët duket se kanë marrë maksimumin e tyre për një popullsi, që sipas vlerësimeve të bazuara në të dhënat e OSBE-së të vitit 2010 dhe 2013, arrinte në 146,128 serbë, ose që përbënin 7.8 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërkohë Reuters flet për disa fakte lidhur me Kosovën, kur në një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, serbët janë vetëm rreth 5.3%” – shkruan Andoni, sipas të cilit – Beogradi duket se nuk ka më ndonjë interes për Asosacionin me konjukturat e reja ndërkombëtare, kurse Prishtina politike i duhet të justifikojë atë qëndrim, që për hir të së vërtetës nuk është se i largon palët kosovare aq shumë nga njëra-tjetra.
“Pas pak javësh, kur çdo gjë do të jetë transparente, publiku shqiptar dhe ai serb do kuptojnë se me çfarë hipokrizie është rrethuar deri më tani, ndërkohë, që problematikat më të mëdha janë braktisjet masive të vendeve reciproke dhe korrupsionin i frikshëm, bashkë me regjimet autokratike, që janë mbuluar bajagi mirë prej një dialogu shterpë, që tek e fundit u hap dhe do mbyllet nga të huajt” – komentoi analisti Andoni