Connect with us

Kosova

Drafti/ Bytyçi akuzon dyshen Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Profesor Enver Bytyçi, duke folur pë draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se ai ka problematika që për mendimin tij shkojnë përtej korrnizës dhe frymës kushtetuese në Kosovë.

“Plani Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është hartuar dhe miratuar Kushtetuta e Kosovës në prillin e vitit 2008, u jep serbëve të Kosovës një autonomi të gjerë. Megjithëse pakica serbe përbën 5 përqind të popullsisë së përgjithshme, ata kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre në të gjitha institucionet e shtetit. Nuk ndodh kjo me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku edhe akademikët e Akademisë së Shkencave të etnisë maqedonase largohen nga mbledhja kur akademikët shqiptarë flasin shqip. E pra, shqiptarët në Maqedoni janë rreth 40 përqind e popullsisë së këtij vendi”, pohon profesori.

Sipas tij, serbët në Kosovë me planin e Ahtisaarit kanë përfituar të drejtën e bllokimit të ndryshimeve kushtetuese dhe kanë të rezervuar gati dhjetë përqind të parlamentit kosovar, megjithëse janë 5 për qind.

“Tani ky Asociacion ose kjo bashkësi komunash të serbëve përfitojnë autonomi shtesë në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban, investimeve në ndërtimtari e madje subvensione për ndërtimin e ndërtesave të banimit për serbët. Por edhe në fushën e sigurisë persa i përket forcave policore e gjyqësorit. Me këtë status ka shumë mundësi që të vazhdojnë me politikat e kolonizimit në veri të vendit. Me kompetencat që ka kjo bashkësi komunash, ndalon dhe nuk lejon rikthimin shqiptarëve të larguar me dhunë në kohën e masakrave serbe në Kosovë (1998-1999), megjithëse ata kanë në veri të vendit banesat dhe pronat e tyre” – theksoi Bytyçi, i cili gjithashtu tregon se ka edhe problematika të tjera.

“Krijon mundësi që Serbia të mbetet prezent në Kosovë, ndërkohë që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të duhej tu jepte të drejta pakicës serbe, por ta largonte Serbinë nga ky vend. Ndërkaq anashkalohet autoriteti i institucioneve qendrore dhe bashkësia e komunave serbe mund të veprojë jashtë këtyre institucioneve. Derisa do të ketë koordinator midis institucioneve dhe asosacionit, do të thotë se asosacioni do të veprojë ai bashkësi e pavarur prej tyre”, shton Bytyçi

Formalisht profesori thotë se ka parë devijime parimore të rrezikshme dhe prandaj mendon se gjithçka duhet të jetë e pajtueshme me kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia dhe shtetësia duhet të përmenden në statut dhe të pranohen nga bashkësia e Komunave serbe. Zbatimi i Kushtetutës e respektimi i saj duhet përmendur dhe duhet garantuar në këtë dokument. Angazhimi për ta respektuar shtetin dhe institucionet e Kosovës duhet të jetë pjesë e këtij projekti. Por BE i ka anashkaluar këto nevoja për një arsye të vetme. Ka vende auropiane si Franca, të cilat nuk pranojnë definicione si këto, sepse janë për ndarjen e Kosovës. Për ndarje është edhe Serbia. Po ashtu Edi Rama, i cili në tetor u mbyll me Emmanuel Macron dhe bënë plane kundër Kosovës” – theksoi profesori Enver Bytyçi.

Advertisement