Bota
Dramatike/ Kostoja njerëzore e luftës në Ukrainë
Kostoja njerëzore e luftës, 5500 civilë të vdekur dhe 6.6 milionë refugjatë
Sa është kostoja humanitare e luftës në Ukrainë? Sa civilë kanë vdekur në këto gjashtë muaj dhe sa janë lënduar? Sa njerëz kanë braktisur gjithçka për shkak të konfliktit?
Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga Kombet e Bashkuara, deri të dielën e kaluar janë vrarë 5587 civilë dhe janë plagosur 7890. Sipas vlerësimeve të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhën në Donbass, shumica dërrmuese e tyre në zonën e kontrolluar nga Ukraina.
Që nga pushtimi rus, rreth një e treta e 41 milionë banorëve në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Afro 6.7 milionë refugjatë janë aktualisht në Evropë, nga të cilët afro 3.8 milionë janë të regjistruar për Mbrojtje të Përkohshme.
“Nevojat humanitare janë të mëdha dhe kjo vlen si për Ukrainën ashtu edhe për vendet fqinje” shpjegoi drejtoresha rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Birgitte Bischoff Ebbesen.
Pak më shumë se 4.5 milionë refugjatë janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre. Nuk ka më luftime rreth Kievit dhe në perëndim të vendit, por lufta vazhdon dhe efektet e saj janë shkatërruese.