Connect with us

Sport

Dramë në minutën e 94, Bayern Munich barazohet 3-3 nga Eintracht! Mbetet në krye të Bundesligës

FRANKFURT – Bayern Munich është ndalur për herë të dytë në barazim këtë sezon. Në javën e gjashtë të Bundesligës, bavarezët barazuan 3-3 në udhëtim kundër Eintracht Frankfurt, në një ndeshje që prodhoi gjithçka dhe ishte dramatike deri në sekondat e fundit.

Kim kaloi në epërsi djemtë e Kompany pas 15 minutave lojë, me Frankfurt që përmbysi me Marmoush dhe Ekitike në të 22 dhe 35 minutë. Upamecano në pjesën e parë barazoi dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me barazimin 2-2.

Fraksioni i dytë nisi me golin e Olise për Bayern, që shënoi një gol të bukur. Kur u duke se bavarezët do merrnin tri pikë në një fushë të vështirë, minuta e fundit ishte dramatike.

Marmoush gjeti dopietën personale dhe golin e barazimit 3-3. Me 14 pikë, Bayern Munich dhe Leipzig mbajnë kreun, një pikë më shumë se Eintracht i vendit të tretë.

 

Advertisement