Connect with us

Rajon

Dreçun kritikon Lajçakun dhe Escobarin: Po përpiqen të largojnë shkaqet e krizës

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, ka kritikuar emisarin amerikan, Gabirel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, duke thënë se kanë pikëpamje të gabuar për situatën në veri të Kosoves. Sipas tij, Esobar dhe Lajçak po përpiqen që pjesërisht të largojnë shkaqet e krizës.

“Flitet për tërheqje të njësive speciale parapolicore nga tri komuna në veri të Kosovës. Aty janë katër komuna. Problemi kryesor nuk është se ata thjesht tërhiqen nga ato ndërtesa, por që në përgjithësi tërhiqen nga veriu i Kosovës. Nëse nuk flisni për këtë, nuk i largoni plotësisht shkaqet e krizës.” – ka thënë Drecun

Ai ka folur edhe për takimin e kryeministrit Kurti me Escobarin dhe Lajçakun, ku ka thënë se nuk e di se për çfarë kanë rënë dakord por se i “duket që nuk ka pasur progres” për de-përshkallëzim të situatës e as për themelimin e Asociacionit.

Drecun gjithashtu ka deklaruar se nuk ishte mjaft i qartë për deklaratën e Escobarit se Asociacioni do të formohet “me apo pa Kurtin”, se si qeveria në Prishtinë duhet të formojë Asociacionin, pa “njeriun e parë të qeverisë” dhe se kjo nuk është e mundur.

Advertisement